Bogota Change vjen në Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë

Filma

Bogota Change vjen në Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Më 1, 8 dhe 15 qershor prej ora 16:00 në Kinemanë "Jusuf Gervalla" në Pejë vjen filmi Bogota Change me regji të Andreas Mol Dalsgaard.

Filmi shfaqet në kuadër të iniciativës Hacking “Urban Space” iniciativë kjo e marrë nga DokuFest në bashkëpunim me Anibar dhe Termokiss për shfaqjen e filmave me tema të ndryshme të fokusuara në sfidat e strategjisë urbane, rritje të popullsisë, bllokime të transportit, ambiente dhe probleme të tjera me të cilat ballafaqohen çdo ditë qytetet më të mëdha të Kosovës.

Është tregimi i dy burrave, të cilët, pa u ngarkuar nga politika partiake, arritën të transformonin privimin e pashpresë në një fillim të ri.

Sot metamorfoza e Bogotas shihet si një shembull i shkëlqyeshëm i rinovimit njerëzor urban.

Regjisori Andreas Mol Dalsgaard në film kombinon rrugët, intervistat, pamjet arkivore dhe animacionet në një rindërtim dinamik të kësaj historie suksesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat