Ky do të jetë aktori shqiptar në “Fast & Furious 9”

Filma

Ky do të jetë aktori shqiptar në “Fast & Furious 9”

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 22:05
Fast & Furious

Së fundmi, aktorit Marko Caka ka marrë një konfirmim nga Universal Pictures, që do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të “Fast and Furious 9”.

Ai do të ketë rolin e policit në zbulim e shpartallimit të grupeve të drogës në Florida.

Xhirimet nisin nga fundi i këtij viti deri në korrik të vitit 2019, teksa premiera do të shfaqet në kinematë botërore në prill të vitit 2020.

Edhe këtë herë kasti do të përbëhet nga aktorët e njohur si: Vin Diesel, Tyrese Gibson, Dawyn Johnson e Jason Statham, dhe me një ndryshim të vogël në regji, ku tani regjisor do të jetë Justin Lin i njohur në serialet S.W.A.T.

Telegrafi ka kontaktuar aktorin për të pyetur rreth emocioneve me të marrë lajmin se do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të këtij filmi.

“Konfirmimi nga produksioni Universal për të qenë pjesë e vazhdimit të sagës së “Fast and Furious 9″ është një sihariq i madh për mua. Të jem i sinqertë ka dy vjet që më ka munguar magjia e shesh xhirimit të saj, puna kolosale e aktorëve protagonistë dhe të dublanteve, si dhe ekipit xhirues të Universal. Tani jam vetëm në pritje për të parë skenarin ku do të jem përsëri në rolin e policit operativ, por këtë radhë në operacionet kundra grupeve kolumbiane të trafikut të drogës”, ka thënë Marko Caka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat