Seriali “Sex and the City” sot bën 20 vjeç! Ja çfarë ka ndodhur me protagonistët e filmit!

Filma

Seriali “Sex and the City” sot bën 20 vjeç! Ja çfarë ka ndodhur me protagonistët e filmit!

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 20:48
Seriali “Sex and the City”

Ndërsa “Sex and the city” bën 20 vjet, “FEMAIL” zbulon se ku kanë përfunduar yjet e tij nga fushata politike tek armiqësitë hidhura e publike.

2 dekada më parë, “Sex and the city” u shfaq në HBO, duke i prezantuar botës Carrie Bradshaë, Charlotte York, Samantha Jones, and Miranda Hobbes. Qysh prej6 qershorit të vitit 1998 deri më 22 shkurt të 2004 miliona shikues i ndoqën seritë e bazuara në librin me të njëjtin emër të Candace Bushnell.

Kur u shfaq premiera, Sarah Jessica Parker dhe Kristin Davis ishin 33 vjeç, Cynthia Nixon ishte 32 dhe Kim Katrall ishte 42 vjeç.

Sarah Jessica

Sarah Jessica tashmë 53 fitoi 4 Golden globes për rolin e saj në këtë shfaqje; ajo u shfaq si protagoniste në disa filma duke. Sarah Jessica Parker gjatë këtyre dy dekadave, vazhdoi karrierrën e saj në role të ndryshme. Ajo nisi kompaninë e saj të produksionit, PRETTY MATCHES, e cila prodhon për HBO. Nëpërmjet kompanisë Sarah Jessica ka prodhuar seritë e Divorce në të cilën ajo luan rolin protagonist Frances Dufresne. Shfaqja është shfaqur dy sezone, me sezonin e parë të shfaqur në fillim të këtij viti.

Cynthia Nixon

Cynthia tashmë 52 vjeç, e vazhdoi karrierrën e saj në kinema dhe televizion; ajo tashmë kandidon për postin e guvernatores së New York-ut, kundrejt Andrew Cuomo dhe Randy Credico.

Cynthia Nixon fitoi një Emmy për rolin e saj si Miranda dhe 4 vite më vonë fitoi të dytin për portretizimin e një gruaje me çrregullim shkëputës të identitetit në një episod të 2008 në ‘Rregull dhe Rend: Njësia special e viktimave’.

Në tetor të 2006, aktorja u diagnostikua me kancer gjiri gjatë një mamografie rutinë edhe pse në fillim e mbajti të fshehtë gjatë një interviste në 2008 me ‘Good morning America’, ajo e shpalli publikisht luftën e saj me kancerin.

Kristin Davis

Kristin, 53 vjeç, ka debutuar në Brodëay dhe Ëest End; në 2011 ajo adoptoi një vajzë të quajtur Gemma Rose Davis, tani 7 vjeçe.

Kristin Davis një ish e alkolizuar e cila ka qenë esëll që prej kohës kur u bë e famshme ka luajtur disa role në shfaqje televizive.

Qysh prej rolit të saj në Seksi dhe Qyteti ajo është fokusuar më shumë në bamirësi dhe në 2004 iu bashkua Oxfam International si ambasadore globale.

Kim Katrall

Kim, 61 vjeç, gjithashtu fitoi një Golden Globe për rolin në “Sex and the City”. Ajo ka marrë pjesë në filma dhe shfaqje të ndryshme dhe ishte protagoniste në HBO Canada’s Sensitive Skin.Kim Katrall qysh prej Seksit dhe Qytetit e ka vazhduar karrierën e saj në televizion.

Chris Noth

Chris Noth tani 63 ishte 43 kur u shfaq në Seksi dhe Qyteti. Aktori kishte rolin e të dashurit të Carrie gjatë serialit mr.Big.

 Jason Lewis

Jason Lewis tani 46 vjeç, ishte 31 kur mori rolin e të dashurit të Samantës Jerry “Smith” Jerrod.

Si Smithi, Jason e filloi karrierrën si model në vitet ‘90 duke sfiluar për Guçi-n dhe Tommy Hilfiger. Vetëm vitin e kaluar u zbulua se një film tjetër me protagonistet e “Sex and the City” ishte anuluar.

20 vjet më parë “Sex and the City” mbërtheu para ekranit   shikuesit me shpejtësi duke u mahnitur nga jeta dhe aventurat e 4 protagonisteve kryesore. Ai film që u perceptua si revolucionar për mënyrën se si diskutonte lirisht mbi seksualitetin femëror, ka lënë një gjurmë të qëndrueshme në kulturën pop, dhe është bërë e zakonshme të dëgjosh dikë ta përkufizojë veten si një Carrie, një Samanta, një Charlotte apo Miranda.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat