Dr Dre bën film për Marvin Gaye

Filma

Dr Dre bën film për Marvin Gaye

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 23:38
Dr. Dre

Producenti dhe reperi i famshëm, Dr. Dre, do të bëjë film për një tjetër ikonë të muzikës amerikane, Marvin Gaye.

Variety raporton që filmit biografik i është dhënë drita e gjelbër dhe është “në stadet e para të nisjes”, pasi që Dre ka siguruar të drejtat e katalogut muzikor të këngëtarit të ndjerë.

Gaye kishte vdekur më 1984, kur pas një grindjeje ishte qëlluar për vdekje nga babai i tij.

Ndërkaq, sa i përket Dre, filmi i fundit i prodhuar  i tij është “Straight Outta Compton”- film ky biografik i grupit rep NWA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat