Yjet e Hollywood në Shqipëri

Filma

Yjet e Hollywood në Shqipëri

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 22:48
George Edde

Regjisori i Hollywood George Edde, i njohur për filmat si Driven, the Hole Nine Yards etj, tashmë I angazhuar edhe si bashkëproducent i filmit “Islamphobia” është në Shqipëri.

Ai, së bashku me producentët e tjerë turq, konfirmojnë që do të sjellin këtu yjet e mëdhenj të kinemasë si Jan Cloude Van Damme dhe Steven Seagal, nëse do të kenë suportin e shtetit shqiptar.

“Këtyre yjeve ju është thënë dhe ata po presin të vijnë këtu për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja, për të parë lokacionet, për të vazhduar dhe me filmimet, por përpara kësaj ne kërkojmë ndihmën dhe supoortin nga shteti shqiptar dhe më pas gjithçka do të fillojë. Kërkojmë pjesën e mikpritjes, të sigurisë, por edhe për investitorë që do të realizojnë që mund të na ndihmojnë për realizmin e këtij filmi. Ky do të jetë një promovim shumë i mirë i Shqipërisë në hartën botërore”, shprehet George Edde, producent/regjisor.

Omer Sarikaya skenaristi i filmit tregon se përse ata zgjodhën Shqipërinë për ta bërë disa pjesë të filmit. Ndërkohë që pothuaj 80 përqind e tij është xhiruar në Gjermani.

“Shqipëria është një shtëpi për të gjithë besimtarët e islamit, të krishterë, hebrenjtë. Këtu jetojnë aq shumë në harmoni me njëri tjetrin sa edhe martohen me njëri tjetrin”, thotë Omer Sarikaya, producent.

Filmi fillon me luftën në Bosnjë Hercegovinë në 1994. Është një histori mirëfilli ballkanike. Duket se turqit i kanë kthyer sytë nga kinemaja duke e ditur dhe pohuar që ajo është një armë.

“Unë sugjeroj të përdorni këtë mundësinë e Hollywood për të ngritur më shumë shtetin tuaj”.

“Ajo që unë kam bërë më herët me partnerin tim Don Johnson në Majami, kur atëherë nuk e njihte askush, pas xhirimit të filmit Majami me makina dhe plazhe të bukura të gjithë donin të shkonin aty”, shprehet Edde.

Nëse filmi do të suportohet vendet e xhirimit pritet të jenë Tirana, Durrësi dhe Pogradeci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat