Zbulohet emri i James Bondit të ri?!

Filma

Zbulohet emri i James Bondit të ri?!

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 21:08
Filmi i ri Bond do të dalë në kinema në tetor 2019, drejtuar nga Danny Boyle dhe pritet të jetë i fundit për Daniel Craig, pas përmbushjes së kontratës së tij 5-vjeçare.

007 i ardhshëm, mund të jetë Idris Elba. Është vetë aktori që ka postuar në “Twitter” një mesazh të koduar, që gjithsesi, lë të mendosh se ai mund të jetë James Bondi i ri.

Ditë pas raporteve se një prodhues i serisë i ka propozuar atij të bëhet 007 i ri, Irdis Elba shkruan në “Twitter”: Emri im është Elba, Idris Elba…Fansat e konsiderojnë këtë si një sinjal se ai mund të jetë James Bondi i ri pasi Daniel Craig të largohet, vitin e ardhshëm.

Ka pasur në fakt zëra që e lidhnin Idris Elbën me rolin e Bondit që në 2014, zëra këto që ai as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka mohuar. Aktori 45-vjecar është bërë i njohur për rolet e tij në “Star Trek, Luther dhe Thë Wire dhe në të shkuarën ai ka thënë se është shumë i moshuar për të marrë rolin e të famshmit 007.

Por, ai asnjëherë nuk i ka shpëtuar spekulimeve dhe ka thënë se i duket sikur një thesar kombëtar është i lidhur me Bondin. Më herët këtë javë, kishte raporte se bosja e filmave Bond, Barbara Broccoli, ka thënë se ka ardhur koha që një aktor me ngjyrë të veshë kostumin e 007.

Seria e famshme ka nisur në vitet 1960 me Sean Connery në rol. Filmi i ri Bond do të dalë në kinema në tetor 2019, drejtuar nga Danny Boyle dhe pritet të jetë i fundit për Daniel Craig, pas përmbushjes së kontratës së tij 5-vjeçare.

Craig ishte aktori i gjashtë që e merrte rolin pas Sean Connery, George Lazenby, Roger Moore, Timoti Dalton dhe Pierce Brosnan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat