DokuFest merr pjesë në Forumin e parë ndërkombëtar të festivaleve të filmit - Bota Sot
DokuFest merr pjesë në Forumin e parë ndërkombëtar të festivaleve të filmit

Filma

E hënë, 22 tetor 2018

DokuFest merr pjesë në Forumin e parë ndërkombëtar të festivaleve të filmit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:18
Njoftimi

DokuFest është një nga 38 festivalet e filmit mjedisor nga e gjithë bota që do të marrin pjesë në Forumin e Parë Ndërkombëtar të Festivaleve të Filmit Mjedisor, që do të mbahet në Seia, Portugali, nga 13 deri më 15 tetor.

Forumi, i organizuar nga CineEco 2018 dhe Green Film Network (GFN) anëtare e së cilës është edhe DokuFest, është pjesë e edicionit të 24-të të festivalit të filmit mjedisor në Portugali dhe mbështetet nga Qendra Portugeze e Turizmit.

Gjatë këtyre tri ditëve, festivalet do të diskutojnë çështje të përbashkëta, do të forcojnë lidhjet dhe do të promovojnë reflektimin mbi rëndësinë e platformave audiovizuale që nxisin ndryshime të qëndrueshme shoqërore.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështjet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë dhe do t’i ndajnë eksperiencat e tyre në përdorimin e filmit, artit dhe komunikimit për t’i adresuar këto.

DokuFest do ta prezantojë programin GREEN të festivalit si dhe përdorimin e filmave mjedisor në programin vjetor përmes projekteve që nxisin kreativitetin dhe aktivizmin qytetar tek të rinjët.

Forumi i parë botëror i festivaleve të filmit mjedisor do të zhvillohet në Seia, Serra da Estrela, një rajon malor turistik i lidhur me turizmin e natyrës, promovimin e prodhimeve vendore dhe ngjarjet kulturore që theksojnë kulturat lokale.

Ndryshe, në këtë forum marrin pjesë 38 festivale mjedisore nga 28 shtete: Shqipëria, Argjentina, Austria, Brazili, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Republika Dominikane, Franca, Gjermania, Japonia, Kosova, Malajzia, Meksika, Mali i Zi, Rumania, Rusia, Serbia, Koreja e Jugut, Spanja etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test