Nuk pastrohet, ka frikë se e dhunojnë

Filma

Nuk pastrohet, ka frikë se e dhunojnë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 17:10
Ish-bashkëshortja e yllit të serisë Baywatch, Jeremmy Jackson

Ish-bashkëshortja e yllit të serisë Baywatch, Jeremmy Jackson nga një biondinë tërheqëse nga ballinat e revistave, u shndërrua në një të varfër që jeton rrugëve të Los Anxhelosit.

Loni Willison prej vitesh është duke luftuar me varësinë nga droga. Çdo gjë nisi kur ajo u nda nga bashkëshorti në vitin 2014 dhe humbi punën.

Mediat amerikane së fundi kanë kapur aktoren duke gërmuar në për kontejnerë rrugëve të Los Anxhelosit.

Gazetarët që biseduan me të thonë se ajo e ka humbur mendjen dhe nuk dëshiron të pastrohet, pasi konsideron se ashtu nuk do ta dhunojë askush,

Pas lëshimit të fotografive, disa nga shokët e saj të mëparshëm filluan një aksion për ta ndihmuar që ta largojnë nga rruga, por nuk patën sukses. Loni thuhet se vetëm u pastrua dhe hëngri ushqim në hotel, dhe u kthye përsëri në rrugë. Në një bisedë me Daily Mail ajo pranoi se ishte dushi i saj i parë pas një viti.

"Qëllimisht nuk jam pastruar. Rrugët janë të rrezikshme, nuk dua të më dhunojë dikush. Në rrugë jetoj më mirë. Los Anxhelosi është qytet me njerëz të pasur dhe njerëzit hedhin gjithçka dhe lehtë gjej ushqim në bërllok. Njerëzit më japin para, disa 20, disa 40 dollarë, dhe kjo mjafton për mua", ka thënë ish-bukuroshja, e cila ka shumë miq të pasur dhe me influencë, por me të cilët nuk dëshiron të mbajë kontakte pasi i duken të çuditshëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat