Johnny Depp do të jetë edhe në “Fantastic Beasts 3”

Filma

Johnny Depp do të jetë edhe në “Fantastic Beasts 3”

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:14
Johnny Depp

Aktori i famshëm Johnny Depp do të jetë edhe në pjesën e tretë të filmit “Fantastic Beasts”, që aktualisht është duke shfaqur pjesën e dytë të sagës.

Filmi i tretë do të nisë xhirimet në mesin e vitit të ardhshëm dhe Depp ka bërë të ditur për “Collider” se mezi po pret të nisë punën për interpretimin edhe një herë tjetër të Gellert Grindelëald.

Ishte e paqartë nëse Depp do të ishte sërish pjesë e kastit pas akuzave ndaj tij për dhunë ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat