Pse filmi “A Star Is Born” duket më shumë si një film dokumentar! - Bota Sot
Pse filmi “A Star Is Born” duket më shumë si një film dokumentar!

Filma

E martë, 13 nëntor 2018

Pse filmi “A Star Is Born” duket më shumë si një film dokumentar!

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 18:43
“A Star Is Born”

Është e vështirë të shohësh filmin ‘A Star is Born’ pa menduar simbolikën që ai përmban. Për shembull Lady Gaga: Kur e sheh atë si Ally- e cila zbulohet nga Jackson Maine, një yll roku- shikon Ally-n të bëhet një yll, por sheh gjithashtu një performancë të një ylli kinemaje nga vetë Gaga dhe është njësoj si një version i zgjeruar i dokumentarit të saj të Netflix ‘Five Foot Two.’ Kjo mund të jetë edhe një tregim i trilluar i jetës së saj.

Kur sheh performancën e Cooper gjërat bëhen më surprizuese. Përsëritja e këtij filmi në 2018-ën mund të jetë versioni i katërt por është i pari që zbulon evolucionin e personazhit kryesor mashkull: Në rastin e Cooper nga një feminist në filmin Hangover në një aktor dhe regjizor pretendent për të fituar një çmim. Performanca e tij në këtë film të jep një ndjesi trilluese të çdo cënueshmërie që Cooper mund të ketë kaluar në jetën e tij, nga varësia te pikëllimi i humbjes së vetvetes në famën Hollivudiane. Në filmin ‘Five Foot Two’, roli i Gagas e paraqet atë si një personazh shumë të cënueshëm. Në ‘A Star Is Born’ ajo përsëri shfaqet shumë e cënueshme: Një grua e cila ka hequr dorë nga ëndrrat e saj për shkak të refuzimeve të njëpasnjëshme që ka përballuar rreth pamjes së saj. “Ally hoqi dorë nga vetja, nuk kishte më vetëbesim dhe mendonte se nuk mund t’ja dilte mbanë,” shpjegoi Gaga.

’A Star is Born’ ngjason pak me versionin original por Cooper u sigurua që e kaluara e Jackson dhe Ally të jenë të pavaruara nga njëra tjetra duke i treguar audiencës më shumë kontekst rreth veprimeve të tyre dhe duke shtuar pak më shumë realitet sesa filmat e mëparshëm. Cooper tha se i pëlqejnë filmat ku arrin ti njohësh njerëzit. ‘Që të jesh në gjendje të tregosh një histori të vërtetë dashurie, duhet të dish edhe të kaluarën: Si u bëre personi që je?’

Kur Cooper mori në dorëzim filmin ai nuk kishte gjetur ende personazhin kryesor femër dhe më pas kur pa Gagan të performonte këngën e Edith Piaf “La Vie en Rose” ai kuptoi se gjeti Ally-n e tij.  Madje në film hera e parë që Jackson sheh Ally, ajo është duke performuar hitin e Edith Piaf në një bar. Kjo histori flet për një burrë që është i rrënuar dhe një grua që e ndihmon të vërë gjërat në vijë, një version ky i filmit të mëparshëm por Cooper dëshironte një gjë ndryshe: “Nuk e pashë asnjëherë atë të ishte muza e tij,” tha ai. “Ajo nuk e inspiroi atë të krijonte art. Ajo nuk ishte një muzë për të.”

Admirimi artistik është ai çka e tërheq Jackson te Ally dhe Cooper dëshironte që kjo të ishte e qartë. “Në parkim kur ajo fillon të shkruajë një këngë- pikërisht atje, ku ai e sheh atë si një fëmijë dhe ajo është në skenë,” thotë Cooper, “Edhe pse është vetëm një vend parkimi ai u mahnit. Ai me egoizmin e tij dëshiron të shoh se çka do të prodhojë ajo si artiste, prandaj unë nuk e kam parë kurrë këtë histori si ‘burri i rrënuar dhe muza e tij’.”

Kjo reflekton edhe jetën reale: Cooper pa te Gaga një aktore e cila mund të sillte risi në rolin e Ally-t. Në këtë mënyrë ajo nuk ishte një muzë për regjizorin në filmin e tij të parë, por një artiste me të cilën mund të ofronte një mundësi të re krijimi. Sigurisht që jeta reale e Gagas e bëri performancën e saj akoma më të mirë: Ne shohim një grua e cila le të themi luan kumar me artin e saj dhe nuk dihet nëse do t’ja arrijë qëllimit apo jo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test