Një film amerikan në kinematë e kryeqytetit shqiptar

Filma

Një film amerikan në kinematë e kryeqytetit shqiptar

Nga: Moza Boletini Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:41
Foto

Më datë 19 tetor, 2018 në Cineplexx, Teg - kinema shqiptare në Tiranë do të shfaqet premiera e filmit shqiptaro - amerikan "Albanian gangster". Skenari dhe regjia nga porducenti amerikan Matthew. A. Brown. Ditë më parë ky film u shfaq edhe në Prishtinë, ku tërhoqi shumë dashamirës të artit e kinematografisë shqiptare. Në rolet kryesore interpretojnë artistë shqiptarë dhe të huaj, John Rezaj, Nik Nucullaj, Ashley. C. Williams, Maria Rezaj, Almedin Dervishaj, Brian Muphy, Nick Cinnante, Perparim Rrahmani dhe Kastriot Gjelaj. Janë personazhe realë të një jete të përjetuar me të mirat,  vështirësitë e të papriturat saj. Aktorja Maria Rezaj, ish e persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, së bashku me të birin John Rezaj përfaqësojnë dy nga protagonistët kryesorë të filmit. Performanca e tyre e lartë në këtë film të tërheq brenda rolit, duke arritur të kuptosh, se jeta në emigracion nuk është e lehtë, nuk është vetëm një pasion e dëshirë e munguar, por hall e sakrificë për mbijetesë.... Dhe këtë aspekt dramatik të jetës së disa emigrantëve shqiptarë në New York, producenti Matthew. A. Brown ka ditur ta paraqesë me mjeshtëri artistike përpara ekranit të gjerë të kinematografisë amerikane. Filmi "Albanian gangster" është shfaqur edhe në New York, dhe do të jetë pjesë konkurimi i disa  festivaleve ndërkombëtarë.

Sinopsi i filmit: Njëherë një legjendë, i respektuar, i frikësoheshin njerëzit në qytetin e New York-ut, sot - mbas 18 vjetësh në burg - Leon (47) është një legjendë vetëm në mendjen e tij. Duke jetuar në bodrumin e mamasë së tij, i dëshpëruar nga jeta dhe ëndrrat që ai i dinte se do te ishin të tijat, gjithçka ndryshon natën kur ai ndodhet përballë me njeriun që e spiunoi gjithë ato vite më parë. Xhirimet janë zhvilluar me profesionalizëm dhe me personazhe të vërtetë shqiptar në zona lokale brenda dhe jashtë Bronx-it, filmi përcjell një ndjenjë të vërtetë autentike të një historie që bota kurrë nuk e ka parë në ekran.

Filmi është një dramë e krimit që ndriçon brutalitetin e egër, por njëherësh transmeton kodin e nderit të një krimineli. Regjisori Matthew. A. Brown, aktorët shqiptarë dhe të huaj ju mirëpresin në premierën e tyre më datë 19 tetor, 2018 në Tiranë. Shikim të këndshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat