Sot në Kosovë ka filluar Festivali i Filmit Frankofon

Filma

Sot në Kosovë ka filluar Festivali i Filmit Frankofon

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:17
Burbuqe Bakija-Deva

Sot ka filuar Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë. Me këtë rast, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, së bashku me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe shefin e zyrës Belge, Jean-Lois Servais, mbajtën konferencë për shtyp në Aleancën Franceze të Prishtinës.

Zëvendësministrja ka uruar suksese dhe mbarëvajtje të këtij evenimenti. Ajo, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shprehur konsideratat dhe vlerësimet më të larta për këtë ngjarje me bindjen që raste si ky ndikojnë dhe forcojnë krijimin e bashkëpunimit dhe partneritetit efikas dhe afatgjatë, mes vendeve dhe shoqërive. 

Ja fjalimi i zëvendësministres:

I nderuari Ambasador i Francës në Kosovë, z. Didier Chabert,
I nderuari shef i zyrës Belge në Kosovë, Zt. Jean-Lois Servais,
Të nderuar përfaqësues të Aleancës Franceze në Kosovë,
Zonja dhe zotërinj,

Është nder dhe kënaqësi e veçantë të ndodhem sot para jush në një aktivitet të rëndësishëm kulturor sikurse fillimi i Festivali të Filmit Frankofon posaqërisht për faktin që Kosova vetëm para disa ditësh ka fituar statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë. Përmes avancimit të këtij statusi të anëtarësimit në Frankofoni, Kosovës do t’i ipen mundësi më të mëdha për të reflektuar vlerat e saja kulturore, standardet dhe praktikat më të mira të bashkëpunimit ndërkombëtar. Shembull i kësaj është dhe pjesëmarrja e parë dhe e suksesshme e Kosovës në edicionin e VIII-të të Lojërave të Frankofonisë në Abixhan të Bregut të Fildishtë, nga e cila u kthy me dy medalja të arta.

Në cilësinë e përfaqësueses të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, institucion ky që ka mandatin për zhvillimin e politikave dhe implementimin e legjislacionit për promovimin e aktiviteteve kulturore, sportive, kam nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e kësaj ngjarjeje të një rëndësie të veçantë edhe për një fakt tjetër që në kuadër të programit të këtij festivali do të shfaqen edhe 4 filma kosovarë të përkthyer në gjuhën frënge dhe të qasshme gjithandej për vendet frengjishtfolëse dhe të cilët me sukseset e tyre në skenën ndërkombëtare kanë dëshmuar për vlerat dhe potencialin që ka Kosova në fushën e kinematografisë.

Lidhur me këtë, bashkëpunime të tilla si ky me Aleancën Franceze tanimë e disa vite sikurse dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës Franceze, krijojnë mundësi dhe parakushte për përmbushjen e objektivave të promovuara historikisht e ndër dekada nga Frankofonia sikurse vlerat demokratike, mbrotja e të drejtave të njeriut, zhvillimit ekonomik e social, promovimi i diversitetit kulturor dhe dialogut mes kulturave.

Trajtimi i diversitetit kulturor, artit e trashëgimisë kulturore si dhe sportit në kontekst të zhvillimit shoqëror dhe ndikimit social, rolit në zhvillimin ekonomik dhe atij të ndërkombtarizmit dhe forcimi të shkëmbimeve kulturore e sportive dhe nxitjes së dialogut, mbeten prioritet në agjendën tonë institucionale e shtetërore.

Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës, Rinisës dhe Sportit e Republikës së Kosovës mbetet në vazhdimësi e përkushtuar që të krijojë dhe të zhvillojë politika, ambient dhe mekanizma të përshtatshëm për promovimin e aktiviteteve të kulturës, duke stimuluar kështu krijimtarinë kulturore, duke zhvilluar dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore, duke ngritur pjesëmarrjen e rinisë në vendim-marrje dhe krijimtari, si dhe duke zhvilluar dhe afirmuar sportin kosovar në rajon dhe arenën ndërkombëtare. 

Duke u uruar suksese në fillimin e kësaj javë të filmit, më lejoni që në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të shpreh konsideratat dhe vlerësimet më të larta për këtë eveniment me bindjen që raste si kjo ndikojnë dhe forcojnë krijimin e bashkëpunimit dhe partneritetit efikas dhe afatgjatë, mes vendeve dhe shoqërive tona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat