Legjenda e filmave kinezë fiton çmimet më të mëdha të Golden Horse

Filma

Legjenda e filmave kinezë fiton çmimet më të mëdha të Golden Horse

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:33
Zhang Yimou

Një nga regjisorët më të mirënjohur në Kinë ka fituar të gjitha çmimet më të mëdha të Golden Horse të këtij viti.

55-vjetori i eventit të madh, i njohur ndryshe si Oskari kinez, u mbajt në kryeqytetin tajvanez, Taipei të shtunën.

Filmi i Zhang Yimou, ' Shadow' mori në shtëpi çmimet më të mira. Ndërsa Yimou u vlerësua me çmimin "Regjisori më i mirë'.

Zhang, krijuesi i klasikëve si "Sorghum Red" dhe "Raise the Red Lantern", mori për herë të parë në karrierën e tij çmim në Golden Horse.

"Kam bërë filma për 40 vite dhe ky është mominimi im i parë për Golden Horse. Dua të falenderoj jurinë për dhënien e çmimit,"-tha ai gjatë ceremonisë.

"Shadow" e udhëhoqi garën me 12 nominime, përfshirë "Filmin më të mirë", por humbi çmimin e lakmuar të "An Elephant Sitting Still" që e mori Hu Bo, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 29 vjeçare në Pekin.

Hu gjithashtu fitoi "skenarin më të përshtatshëm" për filmin e tij të parë dhe të fundit.

"Dua të falënderoj jurinë dhe audiencën,"-tha nëna e tij pasi pranoi statujën.

"Dokumentari më i mirë" u fitua nga Fu Yue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat