Jacky Chan shpenzoi miliona në një prostitutë misterioze "9"

Filma

Jacky Chan shpenzoi miliona në një prostitutë misterioze "9"

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:56
Jackie Chan

Aktori Jackie Chan, 64-vjeç, fajësoi pasigurinë dhe papjekurinë për sjellje të keqe në moshën e re, kur ndodhi që ai pinte dhe voziste në gjendje të dehur duke shkatërruar dy makina luksoze vetëm brenda një dite.

Pas i bë i famshëm në filma, ai nisi të shpenzojë para për lojëra të fatit dhe prostitucion - vetëm një grua që e njihte si 'numër nëntë, shkruan Contact Music.

“Ne të gjithë e dinim se nëse diçka do të ishte e gabuar, nuk do ta përjetonim  ditën tjetër. Ne kishim një mentalitet afatshkurtër, që do të thotë se ne shpenzonim paratë tona në mënyrë të papërgjegjshme”, shkruan Chan në autobiografinë e tij.

Jackie thotë se në mënyrë konstante barte me vete sasi të madhe parash.

“Më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëz dhe çdo vakt imi ishte në shoqëri të madhe. Më pëlqenin dhurata ekstravagante: makina, xhaketa lëkure me porosi, verëra të shtrenjta”, tregon ai.

Jackie pranoi se ai i trajtonte femrat keq në jetën e tij private dhe një herë kur djali i Jaycee (36 vjeç), ndërsa ishte ende foshnjë, e hodhi nëpër dhomë për shkak të zemërimit.

Aktori mashtroi gruan Joan Lin (65-vjeç) kur ajo ishte shtatzënë, pasi mendonte se qëndronte me të vetëm për para. Ai mendoi për mënyrat për të fshehur pasurinë prej saj.

“Sillesha keq për shkak të pasigurisë sime. Kur isha djalë, fëmijët e pasur më shihnin nga lartësia”, tregon Jackie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat