Soldiers who rape – Nata e filmit dhe librit në kinemanë armata - Bota Sot
Soldiers who rape – Nata e filmit dhe librit në kinemanë armata

Filma

Soldiers who rape – Nata e filmit dhe librit në kinemanë armata

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:42
Soldiers who rape – Nata e filmit dhe librit në kinemanë armata

Më 21 dhjetor, prej orës 19:00, Sbunker në bashkëpunim me Dokufest dhe Kino Armata sjellin filmin “Soldiers Who Rape” me regji të Ilse van Velzen & Femke van Velzen në kuadër të natës të filmit dhe dhurimit të librave.

Muaji dhjetor është portretizuar me krimet e luftës dhe pasojat e saj.

“Soldiers Who Rape” bazohet në praktikat e Republikës Demokratike të Kongos, ku përdhunimi i grave nga ushtarët, njihet si armë e luftës. Në këtë film do të ndjekim narrativat e ushtarëve të cilët përpiqen për të njohur mizoritë që ata kanë kryer.

Shfaqja e filmit do të mbahet në Kino Armata, ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR, të komisionuara nga “The WHY Foundation” – Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.

Pas shfaqjes të filmit, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat