“Griezmann, ti je bastard, largohu nga Camp Nou!” – Pse nuk e duan tifozët e Barçës francezin

Financa

“Griezmann, ti je bastard, largohu nga Camp Nou!” – Pse nuk e duan tifozët e Barçës francezin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Sulmuesi e kishte refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar “Blaugranëve”  verën e kaluar, mirëpo tani ai pritet të arrijë në Katalonjë në mes të shumë mendimeve dhe ndjenjave të përziera nga ana e tifozëve.

Armiqësia ishte e vërejtshme edhe para sesa të fillonte ndeshja, shkruan Goal.com, transmeton Gazeta Express.

Kur emri i Antoine Griezmannit u thirr nga prezantuesi i stadiumit para ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në prill, në kuadër të La Ligës, turma në Camp Nou u përgjigj me fishkëllima.

Sapo filloi ndeshja, çdo prekje e sulmuesit u fishkëllye.

Pastaj, kur ai shkoi për ta goditur topin nga një rivënie këndore gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, tifozët në tribunat afër ia bënë të qartë francezit mendimin e tyre për të, duke kënduar: “Griezmann, ti je bastard, largohu nga Camp Nou!”.

E vetmja gjë që mungonte ishte një kokë e derrit.

Një abuzim i tillë ishte i pajufistikueshëm, por jo plotësisht habitës.

Francezi jo vetëm që i kishte prishur planet e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, por ai i kishte turpëruar ata para të gjithë botës.

Griezmanni kishte bërë të ditur se ai do të qëndronte në Atletico Madrid, përmes një dokumentari të transmetuar nëpër televizione, të titulluar “Vendimi”.

 Ky refuzim publik ishte tejet turpërues për një klub aq krenar sa Barcelona, që kishte shpresuar se transferimi i Griezmannit në Katalonjë ishte pothuajse i kryer. Për këtë arsye, “Blaugranët” besonin se ishin tradhtuar.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, u godit më së rëndi nga vendimi i Griezmannit – fituesi i Kupës së Botës supozohej të ishte përforcimi kryesor gjatë asaj vere. Megjithatë, ai u la i turpëruar dhe i dobësuar nga e gjitha ajo punë.

Çuditërisht, megjithatë, Bartomeu e ka ringjallur këtë transferim dhe Griezmanni tani besohet se do të arrijë së shpejti në Katalonjë, sapo të arrijnë marrëveshje dy klubet.

Ai nuk do të pritet ngrohtësisht nga shumica e tifozëve të Barcelonës. Apo edhe nga bordi i klubit.

Bartomeu është forca tërheqëse për transferimin e Griezmannit. Spekulimet për këtë transferim janë pritur me entuziazëm nga disa tifozë dhe me zemërim nga disa të tjerë.

Për këtë arsye do të jetë interesante të kuptohet se si do të pritet Griezmanni jo vetëm nga tifozët e klubit, por edhe nga disa anëtarë të skuadrës, ndër të cilët kryesori do të jetë kapiteni Lionel Messi.

Do të duhet pak kohë dhe shumë gola para se tifozët e Barcelonës ta falin Griezmannin për vendimin e marrë verën e kaluar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat