Arrestohet për dhunë ndaj një femre

Financa

Arrestohet për dhunë ndaj një femre

Nga: Hysni Syla, BOTA SOT Më: 1 prill 2009 Në ora: 17:27

Të mërkurën, në fshatin Shupkofc të Mitrovicës, është arrestuar një person i moshës 31- vjeçare, për shkak të ushtrimit të dhunës fizike ndaj një femre, me të cilën bashkëjetonte, tha policia në Mitrovicë. Sipas policisë, viktima ishte rrahur nga i dyshuari dhe se me lëndime të dukshme është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë. “I dyshuari është arrestuar dhe ndalur në lokalet e stacionit policor jugor në Mitrovicë, ndërsa prokurori publik i Prokurorisë së qarkut, lidhur me rastin, ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet pas deklaratës së dhënë hetuesve të policisë, kurse rasti është dërguar për procedurë të rregullt gjyqësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat