Sulmohet drejtori i shërbimeve publike

Financa

Sulmohet drejtori i shërbimeve publike

Më: 2 prill 2009 Në ora: 02:04

Skenderaj - Drejtori i shërbimeve publik në komunën e Skenderaj është sulmuar fizikisht nga një banorë i fshatit Llaushë, të martën në mbrëmje, ndërsa sulmuesi, i cili përkohësisht punon dhe jeton në Austri, është arratisur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Sipas zëdhënësit të policisë Besim Hotit, rasti ka ndodhur tek varrezat e lagjes Sylanaj, të këtij fshati. "Bazuar në deklaratën e ankuesit, ai ishte sulmuar me grusht nga një person gjatë kryerjes së detyrës së tij. Motivet e këtij sulmit dyshohet të qëndrojnë mbrapa një mosmarrëveshjeje që palët kishin mes veti rreth asfaltimit të rrugës ku e njëjta rrugë shkonte përgjatë pronës së të dyshuarit" njofton Hoti . Policia nuk bëri të ditur emrin e të dyshuarit, por thotë se hetuesit e stacionit të policisë janë duke zhvilluar hetimet përkatëse. I. F.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat