Operacioni “Tulipan”, në pranga 7 të dyshimtë

Financa

Operacioni “Tulipan”, në pranga 7 të dyshimtë

Më: 4 prill 2009 Në ora: 20:36

Pas një hetimi disamujor, Drejtoria kundër Krimit të Organizuar në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, arrestoi të shtunën 7 persona, me dyshimin e bazuar se janë marrë me aktivitete për mundësim prostitucioni ose prostitucion, njoftoi Policia e Kosovës. Me emrin e koduar “Tulipan”, hetuesit e sektorit kundër trafikimit të qenieve njerëzore së bashku me hetuesit e departamentit kundër Krimit të Organizuar, në mbrëmjen midis të premtes dhe të shtunës kanë realizuar operacionin “Tulipan” në rajonin e Ferizajt, përkatësisht në lokalin e quajtur “Groningen”. Në këtë rast policia ka arrestuar 7 persona të dyshimtë, midis të cilëve dy shtetas të Kosovës dhe 5 shtetase të Ukrainës, me dyshimin për ushtrim prostitucioni ose mundësim prostitucioni. Në cilësi të provave dhe dëshmive materiale, policia ka konfiskuar rreth 3000 euro si dhe disa prova të tjera, të cilat do të shërbejnë më tutje gjatë procedimit të rastit nga prokurori./

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat