AFK ka shpërndarë mbi 65 mijë kredi me ndikim social

Financa

AFK ka shpërndarë mbi 65 mijë kredi me ndikim social

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 14:25
Bersan Loci

Agjencia për Financim në Kosove (AFK), sot solemnisht hapi degën e re në rrugën Galibardi në Prishtinë, afër Pallatit të Rinisë, me qëllim kryesor që ky institucion mikrofinanciar të jetë sa më pranë klientëve të saj.

Menaxheri i kreditimit në AFK, Bersan Loci tha se ndër qëllimet kryesore të hapjes së këtij filiali është krijimi i vendeve të reja të punës, stimulimi i bizneseve vendore, bizneseve që japin shërbime. Ai tha se AFK është themeluar që nga viti 1999 në Pejë, dhe pas vitit 2011 është hapur zyra e Prishtinës, Graçanicës, Gjilanit dhe Ferizajt. AFK deri më sot sipas Locit ka shpërndarë mbi 65 mijë kredi, ku impakti social është i madh. Kurse, numri i klientëve në këtë institucion është mbi 11 mijë  e 500.

Loci: Misioni ynë për t’i ofruar klientëve qasje nëpër banka

“Deri sot ne kemi përmbushur misionin tonë për t’i ofruar klientëve që nuk kanë qasje nëpër banka, për të inkurajuar zhvillimin e prodhimeve vendore, duke rritë shërbimin vendor, inkurajimi i femrave ndërmarrëse si dhe minoritetet. Qëllim tjetër është të rrisim numrin e vendeve të punës duke e zvogëluar papunësinë. Kjo është arrit, sepse AFK sot ka mbi 160 punëtorë si dhe indirekt ka ndikuar që përmes investimit në biznese familjare të zhvillojmë shumë vende të reja të punës”, tha Loci.

Ai tha se ky institucion financiar ka ndihmuar edhe kampionen Nora Gjakova, sportistja që është ikonë e AFK-së. Sipas Locit, AFK ka ndikim të madh social dhe ka ndihmuar shumë organizata jo qeveritare, klube sportive dhe shumë festivale.

Loci: AFK ka ndikim të madh social

“Ndikimi social i AFK-së është i madh, ne kemi ndihmuar shumë organizata jo qeveritare, shumë klube sportive, shumë festivale, siç është Anibari, kemi shoqatat e klubeve siç është Merimangat në Pejë, kemi klubin skitarë që e kemi ndihmuar vitin e kaluar, si dhe shumë klube të vogla me vlera simbolike. Duhet përmendur qe dy vite jemi duke po shpresojmë kampionen Nora Gjakova që të përgatitet për pjesëmarrjen në lojërat olimpike Rio 2016”, tha Loci.  

Menaxheri në AFK paralajmëroi se në muajin e ardhshëm do të lansojnë edhe aplikacionin e ri për telefona të mençur, prej nga klientët e AFK do të kenë qasje sa më të lehtë për kreditë aktive.

Loci: Në muajin e ardhshëm lansojmë aplikacionin e ri për telefona të mençur

“Sigurisht se impakti social është me rëndësi për ne, dhe duke parë se ne kemi nevojë me iu qëndruar pranë klientëve, ne kemi investuar në teknologji. Kështu, pritet që në muajin e ardhshëm ta lansojmë aplikacionin e ri për telefona të mençur në mënyrë që klientët tanë të kenë qasje sa më të lehtë për kreditë aktive që janë në AFK, në çfarëdo roli si te bashkë-huamarrësit, garantuesit apo të kredi marrësit”, theksoi Loci.  

Kjo sipas tij është një punë e madhe që është bërë deri më sot, si rezultat i angazhimit, seriozitetit dhe punës së pakursyer nga stafi i AFK-së, çka ka sjell edhe shtrirjen e madhe që Agjencia ka arritur. Edhe hapja e zyrës së sotme, e 18-ta me radhë e AFK-së, tregon se po mbulohet pjesa më e madhe e territorit të Kosovës. Njëkohësisht kjo është zyra e dytë e AFK në Prishtinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat