Shërbyesit civil marrin rrogat për Bajram

Financa

Shërbyesit civil marrin rrogat për Bajram

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor .

“Për shkak të festës së Fitër Bajramit,  dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së  Kosovës u uron festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat