Formula 1, gati projekti i çmendur: E paimagjinueshme edhe për ne

Formula 1

Formula 1, gati projekti i çmendur: E paimagjinueshme edhe për ne

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:02
Formula 1

Drejtuesit e Formula 1 po studiojnë mundësinë për të zhvilluar një garë në rrugët e Londrës, në një garë qytetase të jashtëzakonshme e spektakolare. Ross Brawn, drejtori i garave të Formula 1, ka shpjeguar këtë projekt, që në fakt nuk synon të përfshijë qendrën e kryeqytetit britanik, por periferinë e tij. Sipas Brawn, është e pamundur të ndalosh për një javë trafikun në qendrën e Londrës, ndaj ai synon të “ndërtojë” një pistë qytetase në zonën e “Greater London”.

“Një garë në qendrën e Londrës është e pamimagjinueshme edhe për ne, por ne po mendojmë për një garë në periferinë e saj. Ky qytet është shumë i madh, një ikonë, ku miliona njerëz qarkullojnë në ët çdo ditë. Ndaj për ne është një mundësi e mirë për të zhvilluar një garë në rrugët e këtij qyteti. Kemi bërë një studim paraprak në zonën e “Greater London”. Kjo nuk do të thotë se ne dëshirojmë të heqim garën legjendare të Silverstone, por të kemi dy gara në Britaninë e Madhe”, tha Brawn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat