Brawn: Humbëm një kampion të madh

Formula 1

Brawn: Humbëm një kampion të madh

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:13
Brawn: Humbëm një kampion të madh

Në kërkim të një rilindje të këtij sporti pas një dominimi 5-vjeçar të Mercedes, të largimit të monotonisë dhe rikthimit të spektaklit, drejtuesit e Formula 1 shpresojnë që vitit 2019 të shtojë konkurrencën në pistë. Dhe, mbi të gjitha, ata shpresojnë që një makinë tjetër të jetë protagoniste, duke shpresuar që Ferrari dhe piloti i saj i ri Charles Leclerc të jenë protagonistë (këtë sezon fitoi çmimin "debutuesi i vitit").

Ross Brawn, drejtori sportiv i Formula 1 shprehet: “Humbëm një kampion të madh, si Fernando Alonso, por vitin tjetër do të kemi padyshim një kampion të ri të botës si Charles Leclerc, që do të pilotojë një Ferrari. Natyrisht që po afrohen edhe disa të rinj, si Gasly te Red Bull, Albon e Norris, që do t’i shohim me kujdes këtë sezon”.

“Unë besoj se Leclerc do të jetë shumë shpejt kampion bote në Formula 1, ka talent dhe një makinë ku mund ta shprehë atë. Vitin tjetër do të ketë një mbështetje më të madhe, një ekip më të madh edhe pse presioni që piloton një Ferrari është i madh. Por ka një kampion si Vettel në krah dhe për të ky do të jetë një vit i rëndësishëm”, tha Brawn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat