Ja si jeton sot Michael Schumacher

Formula 1

Ja si jeton sot Michael Schumacher

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 13:07
Ja si jeton sot Michael Schumacher

Një ekip i specializuar prej 10 vetësh, të gjithë ekspertë të rehabilitimit, mes të cilëve fizioterapistë, infermierë dhe shoqërues, të cilët ndihmojnë familjen Schumacher për të asistuar Michael drejt rikuperimit, 5 vjet pas aksidentit me ski. Ka qenë ky informacioni që ka dhënë e përditshmja gjermane “Bild”, në një speciale për 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher, që pas pak ditësh do të festojë 50-vjetorin e lindjes.

Sipas “Bild”, zyra e vjetër e Michael është kthyer në një dhomë spitali, e përshtatur më së miri me kushtet aktuale të ish-pilotit gjerman. “Çdo gjë është përshtatur në mënyrë që shërimi i Schumacher të jetë sa më i kujdesshëm dhe sa më i shpejtë. Mes kurave është edhe “muzika” e motorit të makinës që piloti ka patur kur ishte aktiv”, shkruan “Bild”.

Megjithatë, kur bëhet fjalë se cila është gjendja e sotme e Schumacher, enigma sërish qëndron. “Nuk ka asnjë informacion të saktë. Por ka një motiv përse familja e mban të mbyllur pilotin, ndërkohë që kanë kaluar 5 vite nga aksidenti dhe fansat e tij nuk dinë ende asgjë në lidhje me rikuperimin e tij”, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat