Hamilton s’njeh limite

Formula 1

Hamilton s’njeh limite

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:22
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton nuk njeh limite, si në pistë ashtu dhe jashtë saj. Piloti britanik, 5 herë kampion bote në Formula 1, i ka bërë vetes dhuratë një shtëpi ëndrrash në Manhatan. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, për të blerë këtë apartament në Nju Jork, Hamilton ka shpenzuar 32 milionë stërlina.

Apartamenti që ka blerë Hamilton ka një sipërfaqe prej 600 mëtra katrorësh dhe ka një hapësirë të madhe të jashtme, me pamje nga lumi Hudson. Mes komoditeteve që ka kjo shtëpi edhe një pishinë, një palestër, një fushë për “squash” dhe një bibliotekë. Ky është apartamenti i dytë që piloti britanik blen në Nju Jork, teksa ka shpenzuar 34 milionë stërlina edhe për një hyrje të parë, disa vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat