Vettel për të fituar titullin - Bota Sot
Vettel për të fituar titullin

Formula 1

Vettel për të fituar titullin

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:30
Sebastian Vettel

Fati i Sebastian Vettel te Ferrari këtë sezon do të varet edhe nga paraqitja që do të bëjë shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc. I këtij mendimi është ish-piloti Jenson Button, kampion bote në vitin 2009, i tërhequr nga sporti.

“Tani atmosfera te Ferrari ka ndryshuar totalisht. Nuk është më as Arrivabene e as Raikkonen. Kjo do të sjellë më shumë presion te piloti gjerman dhe do të shohim se si do të menaxhojë situatat. Mund të përsëritet e njëjta situatë si te Red Bull, kur erdhi Danil Ricciardo dhe nisi ta linte pas dhe Vettel nisi të vuajë”, tha Button.

Button i referohet faktit që Ricciardo dhe Vettel qëndruan bashkë vetëm një sezon te Red Bull dhe më pas gjermani kaloi te Ferrari. Kjo situatë mund të përsëritet edhe këtë sezon me Leclerc. “Nëse Charles do të jetë më i shpejtë se Sebastian, për atë do të jetë e vështirë. Të shohim se si do të adaptohet Vettel dhje se si do të sillet në pistë,. Ai duhet të mposhtë fillimisht shokun e skuadrës e më pas Hamilton”, tha Button.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...