Alonso pranon rikthimin

Formula 1

Alonso pranon rikthimin

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:07
Alonso pranon rikthimin

Fernando Alonso deklaron se mund të rikthehet në Formula 1 vitin tjetër. “Nuk kam asnjë plan për vitin 2020. Të fitoj titullin e tretë kampion në Formula 1 do të ishte gëzimi më i madh për mua”, tha Alonso. Ai deklaroi se do ta ndjekë nga televizori garën e parë sezonale, që do të zhvillohet më 17 mars, në Australi. Duke folur për pilotin e ri të Ferrarit, Charles Leclerc, ai thotë: “Shpesh shkojmë për ski së bashku. I duhet të koordinojë mirë veprimet, të mësojë dhe të bëjë sa më shumë pikë, të ndihmojë skuadrën dhe të kuptojë se Botërori vendoset mes korrikut dhe shtatorit. Të mos nxitojë për të marrë nën kontroll emocionet, por të jetë i lirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat