Marquez kërcënon rivalët

Formula 1

Marquez kërcënon rivalët

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Marc Marquez

Marc Marquez, kampioni në fuqi i botës në Moto Gp, tremb rivalët me deklaratat e tij.

“Sapo të kthehem në 100% të formës fizike dhe të kem mundësi të pilotoj motorin ashtu si dua nuk do të ketë më asnjë vend për dyshime në lidhje me emrin e pilotit që do të fitojë titullin kampion edhe këtë sezon”. Ka qenë ky “kërcënimi” që spanjolli i Honda, Marc Marquez u ka dërguar rivalëve të tij pas përfundimit të testeve të para dimërore në Moto GP.Në këto teste të zhvilluara në Sepang, 6 herë kampioni i botës në motoçiklizëm garoi jo në formën optimale për shkak të operacionit në shpatull, duke u rrëzuar dy herë. “Në këto teste nuk keni parë Marc që dëshirojnë të gjithë, pasi nuk arrita të pilotoj ashtu si dua për shkak të shpatullës. Pilotova avash, por në testet e tjera do të shihni një pilot tjetër”, tha Marquez.

“Kur të jetë momenti i duhur do të shoh se çfarë mund të bëj dhe deri ku mund të shkoj. Ajo që pashë pas testeve të para është se motori ishte i mirë, por unë nuk jam ende aty ku duhet. Me kalimin e kohës gjërat do të ndryshojnë, ju premtoj”, u shpreh Marc Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat