Mercedes prezanton makinën e Botërorit 2019 të F1 - Bota Sot
Mercedes prezanton makinën e Botërorit 2019 të F1

Formula 1

Mercedes prezanton makinën e Botërorit 2019 të F1

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:00
Mercedes

“Vit i ri, pamje e re, objektiv i njëjtë! Mirësevjen W10”. Me këto fjalë Mercedes prezantoi makinën e re, me të cilën pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të garojnë në Botërorin 2019 të Formula 1.

Skuderia gjermane, e cila është kampione në fuqi ka ruajtur ngjyrën argjend, ndërsa ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në aerodinamikë. I kënaqur me makinën duket edhe Hamilton.

“Mezi pres ta ngas për herë të parë këtë makinë”, ka komentuar kampioni i botës.

Me këtë makinë të quajtur W10 EQ Power+, skuderia Mercedes kërkon të lerë sërish pas rivalët më të mëdhenj të Ferrarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...