E dini si po jeton Schumacheri? - Bota Sot
E dini si po jeton Schumacheri?

Formula 1

E dini si po jeton Schumacheri?

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:14
Michael Schumacher

”Kjo është mënyra se si ish-kampioni i Formula 1, Michael Schumacher jeton sot”, ishte titulli i gazetës gjermane ”Bild”, që rindez shpresat e lexuesve të saj për një përmirësim të mundshëm të kampionit të Formula 1.

”Për kujdesin ndaj Schumit ka rreth 10 ekspertë të rehabilitimit, fizioterapistë dhe  infermierë që ndihmojnë familjen e kampionit për të shpejtuar rimëkëmbjen e tij”, thotë ”Bild”.

Në pesë vitet e fundit, zyra e vjetër e Schumit është shndërruar në një dhomë spitalore super të pajisur.

“Asgjë nuk është lënë pa bërë për të shpejtuar shërimin e Schumacherit”, thotë ”Bild”, që  raporton se, ndër të tjera, atij i ofrohet për të dëgjuar zhurmat e makinës së tij të garave.

“Për pyetjen si është gjendja e Schumacherit ka një përgjigje të shkurtër”, thotë ”Bild”.

”Kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...