Alonso rikthehet në Formula 1

Formula 1

Alonso rikthehet në Formula 1

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Alonso rikthehet në Formula 1

Dashuria për garat e Formula 1 do të rikthejë nesër në pistë pilotin spanjoll Fernando Alonso. 2 herë kampioni i botës do të pilotojë nesër makinën McLaren, gjatë testeve që do të kryhen në pistën spanjolle të Montmelo (Barcelonë).

Alonso ka mbërritur sot në Barcelonë, ku ka takuar stafin e makinës britanike dhe nesër pritet të zbresë në pistë për të provuar makinën e re. Natyrisht që ky është një test i thjeshtë, pasi piloti spanjoll këtë sezon nuk do të jetë në Botërorin e Formula 1.

Këtë vit, Alonso fitoi garën 24 orëshe të Daytona në botërorin Endurance. Gjithsesi, përvoja e tij si pilot i Formula 1 do të ndihmojë makinën McLaren në përgatitjen e një njëvendëshe të shpejtë e fituese sezonin e ri.

Këtë vit, McLaren përdor motorin Renault pas “divorcit” me Honda. Makina britanike këtë sezon do të pilotohet nga Carlos Zainz dhe Lando Norris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat