Asnjë motor nuk bind për titullin

Formula 1

Asnjë motor nuk bind për titullin

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Asnjë motor nuk bind për titullin

Më 10 mars, në pistën e Losail, në Katar, do të zhvillohet gara e parë sezonale në Moto GP. Pas një paraqitje jo fort të mirë në testet e para, në Sepang, motori Honda dhe piloti spanjoll Marc Marquez ndryshuan ritëm, duke qenë protagonistë në testet e zhvilluara në Katar. Rezultatet e fundit kanë sjellë optimizmin e kampioni i botës në fuqi, që synon një tjetër titull.

“Jam gati për sezonin e ri. Këtë herë nuk kam dhimbje në shpatull dhe kam xhiruar më shumë në pistë. Kemi bërë jo një por disa hapa përpara. Nuk jemi ende 100%, por as të tjerët nuk janë. Katari është një pistë ku zakonisht duelojmë fort dhe paraqitemi mirë. Por ajo që shoh është se edhe të tjerët janë në të njëjtin nivel me ne”, tha Marquez.

“Këtë vit duket pak e çuditshme situata. Asnjë motor nuk është 100% gati dhe të gjithë janë gati për të dueluar për titullin sezonin e ri. Kjo e bën të paqartë situatën, pasi të gjithë duan ta nisin mirë sezonin e ri. Shpresoj që gjatë 10 ditëve të mbetura të kalojmë edhe ngërçin e fundit”, u shpreh Marc Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat