Mercedes e nis aty ku e la

Formula 1

Mercedes e nis aty ku e la

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:06
Mercedes e nis aty ku e la

Sezoni i ri nis sërish nën shenjën e Mercedes, me Lewis Hamilton që dominoi dy sesionet e provave të lira të Çmimit të Madh të Australisë, ndërkohë që zhgënjyen tërësisht dy makinat Ferrari. Piloti britanik ndali kronometrin në 1’22”600, duke lënë pas me 48 të mijëtat shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas. Paraqitje e mirë e makinës gjermane, që befasoi me kohët e dhëna në pistë, duke lënë pas rivalët.Në vijën e dytë të nisjes u renditën dy makinat Red Bull, me Max Verstappen që u klasifikua i treti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Pierre Gasly. Zhgënjen makina Ferrari, që klasifikohet e pesta me Sebastian Vettel, pothuajse 9 të dhjetat e sekondës më e avashtë se Mercedes, ndërsa Leclerc me “kokëkuqen” tjetër u rendit në vendin e 9-të, me +1’1 (francezi pati probleme me njëvendëshen e tij në pistë).Provat e sotme treguan se Mercedes kishte ndryshuar shumë krahasuar me testet dimërore, ndërsa Ferrari nuk dha atë që pritej. Mirë u paraqit Kimi Raikkonen me Alfa Romeo, i gjashti, si dhe dy makinat Renault, që hynë në “top-10” vendet e para. Të shtunën në mëngjes do të zhvillohen provat zyrtare në Australi, ku do të garohet për “pole position”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat