Hamilton lë prapa Vettelin, siguron “pole” në Australi

Formula 1

Hamilton lë prapa Vettelin, siguron “pole” në Australi

Më: 16 mars 2019 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Lewis Hamilton ka siguruar “pole position” sot në pistën e Melburn, aty ku mëngjesin e së dielës do të zhvillohet garat e Cmimit të Madh të Australisë në Formula 1 (gara e parë sezonale). Piloti britanik i Mercedes dha kohën 1’20”486, duke qenë më i shpejti në pistë.

Ai la pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas me 1 të dhjetat më shumë. Pra, makina gjermane do ta nisë garën nga vija e parë e startit me të dy pilotët e saj.

Makina Mercedes konfirmoi kohët e shpejta të vendosura ditën e premte në dy sesionet e para të provave të lira, e pakapshme nga rivalët. As nga Sebastian Vettel me Ferrari, i treti sot në provat zyrtare, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull (i katërti). Ndërsa në vendin e pestë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Charles Leclerc.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat