Alonso, pas dy javësh sërish në pistën e Formula 1 me McLaren - Bota Sot
Alonso, pas dy javësh sërish në pistën e Formula 1 me McLaren

Formula 1

Alonso, pas dy javësh sërish në pistën e Formula 1 me McLaren

Më: 24 mars 2019 Në ora: 08:04
Fernando Alonso

Fernando Alonso pritet të testojë makinën McLaren më datat 2-3 prill, në pistën e Bahrein, pas garës së Çmimit të Madh të Bahrein, që do të zhvillohet aty më 31 mars. Sipas të përditshmes “Autosport”, piloti spanjoll do të provojë makinën e re McLaren, që këtë sezon përdor motorin Renault.

Për momentin ky test do të shërbejë vetëm përë të kuptuar se ku duhet punuar, në mënyrë që makina britanike të jetë sa më e shpejtë në të ardhmen. Gjithsesi, ky test konsiderohet edhe si një hap i parë i njohjes së spanjollit me njëvendëshen e re, të cilën mund ta pilotojë sërish vitin 2020.

Pavarësisht se u largua nga McLaren dhe Formula 1 në fund të sezonit të kaluar, Alonso ka ende një marrëveshje me makinën britanike, duke qenë ambasador i saj. Këtë sezon, spanjolli garon në Botërorin e Endurance, ku ka fituar 3 nga 6 garat e zhvilluara deri më tani dhe kryeson renditjen.

Problem është se më 3 prill Alonso duhet të testojë edhe makinën e tij Toyota, në prag të garës së SPA (Belgjikë) e vlefshme për Botërorin e Endurance. Në rast se nuk arrin të provojë makinën McLaren në Bahrein, spanjolli ka ende një shans të dytë në testet që do të kryhen në gusht, pas garës së Hungarisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...