Alonso nuk njeh limite, tenton të provojë aventurën e çmendur

Formula 1

Alonso nuk njeh limite, tenton të provojë aventurën e çmendur

Më: 27 mars 2019 Në ora: 18:43
Alonso

Ka fituar 2 tituj kampionë bote në Formula 1, më pas garën 24 orëshe të La Mansh dhe së fundi atë të Daytona. Megjithatë, Fernando Alonso synon të shtojë gamën e fitoreve të tij në botën e garave të automobilizmit edhe në një disiplinë tjetër sportive. Këtë herë, piloti spanjoll synon të garojë në Rally Dakar.

Spanjolli ka bërë sot një test të parë, duke pilotuar makinën Toyota të skuadrës Gazoo Racing, nën mbikqyrjen e Diniel De Villiers, fitues i edicionit 2009 të garave të Dakar. Pas këtij testi qarkulluan zërat se spanjolli do të garojë në edicionin 2020 të Rally Dakar edhe pse për momentin nuk ka asgjë konkrete për këtë aventurë të re të Alonso.

“Unë nuk kam talentin për të bërë një garë të tillë, ndaj nuk besoj se do të marr pjesë. Megjithatë, unë jam mësuar me sfidat dhe surprizat, nuk jam i hapur të provoj këtë aventurë të re në të ardhmen”, është shprehur Alonso. Këtë vit ai ka fituar 3 nga 6 garat e Botërorit Endurance dhe kryeson renditjen e këtij kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat