Vettel: Sakhir pistë ku çdo xhiro ndryshon nga tjetra, ja arsyeja - Bota Sot
Vettel: Sakhir pistë ku çdo xhiro ndryshon nga tjetra, ja arsyeja

Formula 1

Vettel: Sakhir pistë ku çdo xhiro ndryshon nga tjetra, ja arsyeja

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:21
Ilustrim

Gara e dytë e Botërorit 2019 të Formula 1 do të jetë ajo e Çmimit të Madh të Bahrein, që zhvillohet më 31 mars, në pistën e Sakhir. Për Ferrarin ky është një shans i mirë për t’u rikthyer te fitorja, pas zhgënjimit në garën e parë, në Australi, ku nuk arriti të ngjitet as në podium.

“Është një pistë që asnjëherë nuk është e pastër, për shkak të rërës që ngrihet nga era. Kjo bën që çdo xhiro të jetë ndryshe nga tjetra dhe kjo mund të bëjë diferencën, sidomos në provat zyrtare”, tha Vettel.

“Mjafton të mos jesh në trajektoren ideale edhe për disa centimetra dhe rrezikon të gjesh makinën në një zonë të papastër dhe gomat xhirojnë, duke humbur shumë kohë. Këtu, çdo gabim paguhet shtrenjtë”, u shpreh më tej Vettel, i katërti në Australi, dy javë më parë.

“Sezoni sapo ka nisur, por çdo garë ka rëndësi, pasi secila jep pikë për titull. Këtu në Bahrein do të kuptojmë nëse i realizuam korrigjimet, pas dështimit në Australi, ku nuk e shfrytëzuam në maksimum potencialin e makinës tonë”, tha Sebastian Vettel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...