F1, Leclerc “zgjon” Ferrarin me një “pole position” historik - Bota Sot
F1, Leclerc “zgjon” Ferrarin me një “pole position” historik

Formula 1

F1, Leclerc “zgjon” Ferrarin me një “pole position” historik

Më: 30 mars 2019 Në ora: 22:33
Leclerc

Charles Leclerc përjetoi një ditë historike në Formula 1.

Piloti i ri i Ferrarit fitoi “pole position”-in e tij të parë në karrierë në pistën e Bahreinit, teksa e përshkoi atë me një kohë rekord: 1 minutë, 27 sekonda e 866 të mijëtat, duke bërë që në Maranello të shpërthejë festa dhe t’i gëzohen një piloti vërtet premtues.

Te Ferrari u paraqit mjaft mirë edhe Sebastian Vettel, i cili u rendit në vendin e dytë, me rreth 3 të dhjetat më shumë se Leclerc, duke bërë që “Kokëkuqja” italiane të konfirmojë formën e shkëlqyer të shfaqur edhe gjatë provave të lira.

Menjëherë pas makinave Ferrari, në vendin e tretë u pozicionua Lewis Hamilton me Mercedes, i ndjekur nga Valtteri Bottas në vendin e katërt, duke lënë pas Max Verstappen.

Ata që zhgënjyen në këto prova ishin Ricciardo e Gasly, që u eliminuan që në minisesionin e dytë, ndërkohë që vazhdon të ketë probleme Williams, e renditur në vendet e fundit me Rusell e Kubica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...