Hamilton fiton në Bahrein

Formula 1

Hamilton fiton në Bahrein

Më: 31 mars 2019 Në ora: 19:02
Hamilton fiton në Bahrein

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Bahrein në Formula 1, falë një paraqitje perfekte, por edhe falë gabimeve të rivalëve.  Anglezi ka parakaluar Sebastian Vettel në xhiron e 37-të, duke e detyruar gjermanin të bëjë një gabim dhe ta mbyllë garën në vendin e 4-t.  Më pas, anglezi ka arritur të marrë vendin e parë pasi ka parakaluar edhe yllin e ri të Ferrari-t, Leclerc, i cili ka kryesuar deri në xhiron e 48-të.  

Një parakalim ky që ka ardhur për shkak të problemeve me motorin të plotit 21-vjeçar, i cili është parakaluar edhe nga Bottas, që ka zënën vendin e dytë.  Renditja e pilotëve vazhdon të kryesohet nga Bottas, i cili ka 26 pikë. Pas tij renditet Hamilton me 18, i ndjekur nga Verstappen me 15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat