Hamilton: Leclerc e meritoi fitoren në Bahrein

Formula 1

Hamilton: Leclerc e meritoi fitoren në Bahrein

Më: 1 prill 2019 Në ora: 18:09
Hamilton dhe Leclerc

Vetë kampioni i botës pranoi se piloti 21-vjeçar i Ferrarit e meritone më shumë fitoren e garës, sesa ai.

“Leclerc meritoi ta fitonte garën, ishte fantastik”, tha Hamilton.

“Gara ishte e vështirë, por ne nuk gabuam dhe shfrytëzuam rastet që na u dhanë. Dueli me Vettelin ishte shumë i bukur dhe argëtues. Frynte shumë erë në kthesën 4 dhe ndonjëherë e merrja atë gjerë. Ishim me fat dhe shfrytëzuam situatat”, shtoi piloti britanik.

Edhe më i drejtpërdrejtë ishte Toto Wolff, i cili pranoi se skuadra e tij pati fat.

“Kishim shumë fat. Zoti i garave pa nga ne sot. Strategjia funksionoi mirë, Hamilton ushtroi presion mbi Vettelin, por e vërteta është se Leclerc ishte më i shpejti. Por, garat janë të tilla. U treguam kursimtarë me gomat dhe, përpara se të shfaqej problemi, ne ishim shumë larg Leclerc”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat