Delegacioni i FASK-ut në takimin e FIA CEZ

Formula 1

Delegacioni i FASK-ut në takimin e FIA CEZ

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:40
Delegacioni i FASK-ut në takimin e FIA CEZ

Zona e Evropës Qendrore e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit po mban takimin e rregullt në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Në këtë takim merr pjesë edhe delegacioni i Federatës së Auto Sporteve të Kosovës, përfaqësues i së cileë është kryetari Ismet Rexhepi dhe Gazmend Gashi. Gjatë dy ditëve të takimit (02-03 prill) janë trajtuar planet për vitin kalendarik të garave, trajnimet dhe praktikat më të mira në zhvillimin e auto sportit në rajon.

“Është takimi i radhës për FIA CEZ dhe gjatë dy ditëve është diskutuar për tema të ndryshme. Kemi pasur takime të shumta me zyrtarë të FIA-s, pastaj edhe me përfaqësues të federatave nacionale me të cilët kemi biseduar për rritjen e bashkëpunimit. Ne do të fokusohemi në organizimin sa më të mirë të garës në Kullë, e cila edhe sivjet është kalendarin e garave të FIA CEZ”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.

Ndërkohë FASK i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e kampionatit vendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat