Mercedes braktis Hamilton: Ky do të jetë kampioni i ardhshëm i F1

Formula 1

Mercedes braktis Hamilton: Ky do të jetë kampioni i ardhshëm i F1

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:26
Hamilton

Charles Leclerc i ka të gjitha atributet për t’u bërë kampion bote në Formula 1. Ai që e deklaron këtë gjë është Toto Wolff, shefi i makinës Mercedes, që shprehet se piloti i Ferrarit mund të duelojë që këtë sezon për titullin kampion. “Kam parë tek ai kampionin e së ardhmes në Formula 1. Në Bahrein u tradhëtua nga makina, por për mua ai është fituesi moral i asaj gare”, tha Ëolff.

“Paraqitja e tij në pistë ishte e mahnitshme, as Hamilton e as Bottas nuk do ta parakalonin nëse nuk do të kishte patur atë problem. Ishte i thjeshtë dhe i shpejtë, një kombinim që dallon një kampion si dhe aftësia për të mbajtur nën kontroll situatën”, tha shefi i Mercedes.

Wolff vlerëson qetësinë e durimin e pilotit 22-vjeçar të Ferrarit: “Shumë pilotë, në atë moment që ai pati problem, do të kishin reaguar ndryshe. Do të ishin inatosur dhe do ta shihnim këtë gjë në pistë. Por Charles nuk bëri asgjë nga këto. Jam kurioz të shoh se si do të vazhdojë këtë sezon, ku mund të duelojë për titull”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat