Hamilton në Formula E?

Formula 1

Hamilton në Formula E?

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:00
Hamilton në Formula E?

Lewis Hamilton në një të ardhme jo shumë të largët mundtë zbarkojë në Formula E. E pranon vetë piloti britanik i Mercedesit, 5 herë kampion bote në Formula 1.

“Formula E është e ardhmja, mund të garoj edhe në këtë kampionat. Do të varet edhe nga motivimi që do të kem, sepse kur plakesh bëhet gjithmonë e më e vështirë.”

33-vjeçari shtoi me tej se e çmon shumë kampionatin me njëvendëshe elektrike dhe përfshirja e Mercedesit në këtë botëror duke nisur nga botërori i ardhshëm mund  t’i hapë një portë.

“Do ta dua gjithmonë Mercedesin, tani kam kontratë deri në vitin 2020 dhe kam ndërmend të qëndroj më gjatë në Formula 1, por duhet të jem në formë dhe i përqendruar.”

Por kur mund të tërhiqet përfundimisht Hamilton?

“Atëherë kur do të dalloj shenjat që nuk mund të rivalizoj më. Pilotoj që kur isha tetë vjeç dhe në jetë ka shumë gjëra të tjera për të bërë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat