Bottas konfirmohet lider edhe në Kinë - Bota Sot
Bottas konfirmohet lider edhe në Kinë

Formula 1

Bottas konfirmohet lider edhe në Kinë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:26
Bottas konfirmohet lider edhe në Kinë

Valteri Bottas konfirmohet si lideri i klasifikimit të përgjithshëm në Formula 1, pas dy garave të para, duke regjistruar pole position edhe në ndalesën e tretë sezonale në Çmimin e Madh të Kinës. Piloti finlandez i Mercedesit rivalizoi fort me shokun e skuadrës Lewis Hamilton dhe në fund arriti të regjistronte xhiron më të shpejtë me kohën 1 minutë 31 sekonda e e 547 të mijat. Shumë pranë Bottas ishte edhe Hamilton pasi koha e tij më e mirë ishte vetëm 23 të mijtat e sekondës më e ngadaltë se ajo e pilotit skandinav. Në këtë mënyrë parashikohet një garë e nxehtë të dielën mes dy shokëve të skuadrës Bottas dhe Hamilton të cilët kanë bërë ligjin edhe në dy garat e para të këtij sezoni. Rradha e dytë në nisje për dy makinat Ferrari me Vettel që u rendit i treti edhe ishte 3 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se Bottas. Shumë pranë gjermanit ishte edhe Charles Leclerc që për pak të mijtat e sekondës humbi betejën me shokun e skuadrës dhe do të niset nga vendi i 4-t. Dy pilotët e Red Bullit, Max Verstappen dhe francezi Pierre Gasly u pozicionuan në vendet 5 dhe 6-të, vetëm i 7-ti Daniel Ricciardo me Renault ndërsa nga vendi i 13-të do të niset në Kinë, Kimi Raikkonen me makinën e tij Alfa Romeo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...