Një kapak ndal Formula 1 në Baku - Bota Sot
Një kapak ndal Formula 1 në Baku

Formula 1

Një kapak ndal Formula 1 në Baku

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:29
Një kapak ndal Formula 1 në Baku

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Këtë të premte kanë filluar të bëhen provat e lirë, mirëpo sesioni i paradites është ndërprerë për shkak të një aksidenti të rëndë.

Ka qenë makina Williams e drejtuar nga George Rusell që ka pësuar dëmtime të rënda pasi u përplas me një kapak të kanalit kullues që ndodhet në pistë. 

Duket edhe në video që merr lëkundje të forta në pistë dhe më pas ndalet duke fluturuar në ajër copëza të saj.

Menjëherë provat janë ndërprerë duke mos lejuar më asnjë makinë të dalë në pistë, derisa përgjgjësit dhe organizatorët e gjejnë një zgjidhje që makinat të jenë të sigurta gjatë kohës që lëvizin në pistën e Baku.

Makina Williams e Rusell ka përfunduar e thyer në shasi duke e ndarë trupin në dy pjesë dhe duke e nxjerrë jashtë funksioni për të garuar sërish, teksa i gjithë sistemi i saj është shkatërruar dhe vaji i ka kulluar i gjithi.

Një tjetër incident ndodhi gjatë transportit me karrotrec të makinës së dëmtuar, ku vinçi goditi një nga reklamat e vendosura mbi pistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...