Bottas fiton në Azerbajxhan dhe merr kryesimin ndaj Hamiltonit

Formula 1

Bottas fiton në Azerbajxhan dhe merr kryesimin ndaj Hamiltonit

Më: 28 prill 2019 Në ora: 16:24
Valtteri Bottas

Mercedesi ka arritur një tjetër fitore të dyfishtë në këtë sezon të Formula 1. Valtteri Bottas fitoi duke dominuar nga fillimi në fund Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton. Kjo është fitorja e katërt e dyfishtë e Mercedesit në 4 garat e para të Botërorit, një rekord më vete ky.

Ndërkohë, tjetër garë e zbehtë e Ferrarit, që arriti vetëm një vend të tretë me Sebastian Vettel dhe një vend të pestë me Charles Leclerc.

Pas kësaj gare, në renditjen e përgjithshme të pilotëve tashmë është kryesues Bottas, duke kaluar në klasifikimi Hamiltonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat