25 vjet nga vdekja e legjendarit - Bota Sot
25 vjet nga vdekja e legjendarit

Formula 1

25 vjet nga vdekja e legjendarit

Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:53
25 vjet nga vdekja e legjendarit

Më 1 maj 1994 Brazili dhe gjithë bota e sportit u tronditën rëndë: tre herë kampioni i botës Ayrton Senna u përplas me makinën e tij në Imola, në një aksident të frikshëm dhe ende pa një arsye të qartë.

Në Brazil atë aksident e kanë ende të gjallë në mendje. “Senna u përplas në kthesën Tamburello! Senna u aksidentua rëndë!”, tha komentatori në televizion.

Ishte gara e fundit e yllit të Formula 1, aksidenti ishte fatal dhe fotot e atij aksidenti janë ende një kujtim i gjallë. Senna vdiq në vend. Për pilotin 34-vjeçar ndihma mjekësore ishte e kotë. Sporti në zi, Brazili humbi njeriun e vet më të dashur. Zi kombëtare, aq sa nuk mjaftonte një ditë zie shpallur nga qeveria braziliane, aq e thellë ishte dhimbja.

Ende tani nuk është zbuluar arsyeja e aksidentit të tmerrshëm në Imola. Ndoshta timoni pësoi defekt, ndoshta gomat ishin tepër të ftohta pas një periudhe ku në pistë ishte Safety-Car, këto janë dy teoritë më të përhapura. Senna kishte regjistruar 41 fitore dhe 3 tituj kampionë në Formula 1, aty ku ishte piloti më i mirë, por mbi të gjitha më i dashur në histori.

Ajo që shtonte misterin rreth vdekjes së Sennas ishte fakti se braziliani nuk konsiderohej një pilot që rrezikonte gjatë garës, nuk bënte çmenduri për të fituar me çdo kusht dhe këtë e pranonte edhe vetë në intervista.

Pas aksidentit fatal, rregullat në Formula 1 ndryshuan për të shtuar sigurinë e pilotëve dhe spektatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...