Formula 1, gjithçka që duhet të dini për garën e rradhës

Formula 1

Formula 1, gjithçka që duhet të dini për garën e rradhës

Më: 5 maj 2019 Në ora: 22:53
Formula 1

Formula 1 vazhdon të mbetet një nga sportet më atraktive në botë.

Ndërkohë edhe këtë sezon po vazhdon dominimi i Mercedes, me dy pilotët e kësaj skuadra që kryesojnë listën e më të mirëve.

Valteri Bottas dhe Lewis Hamilton renditen në pozitën e parë dhe të dytën, respektivisht me nga 87 dhe 86 pikë

Dyshja ndiqet nga piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel me 52 pikë dhe ai i Red Bull, Max Verstappen me 51 pikë.

Gara e rradhës zhvillohet më 12 maj në Spanjë, ndërsa më poshtë ua përcjell të gjitha informacione që duhet të dini rreth kësaj piste.

Gara e parë në vitin: 1991
Numri i xhirove: 66
Gjatësia e pistës: 4.655 km
Km e përshkuara gjatë garës: 307.104 km
Numri i kthesave: 16
Rekordi pistës: 1:18.441 Daniel Ricciardo (2018)
Skuderia më e suksesshme: Ferrari
Fituesi i fundit: Lewis Hamilton
Pole position i fundit: Lewis Hamilton (1:16.173)

Oraret 

Praktika e parë: 10 Maj (11:00 – 12:30)
Praktika e dytë 10 Maj (15:00 – 16:30)
Praktika e tretë 11 Maj (12:00 – 13:00)
Kualifikueset 11 Maj (15:00 – 16:00)
Gara 12 Maj (15:10 – 17:10)   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat