Hamilton: Nëse Ferrari nuk do të zgjohet

Formula 1

Hamilton: Nëse Ferrari nuk do të zgjohet

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:07
Hamilton: Nëse Ferrari nuk do të zgjohet

Lewis Hamilton ka korrur 3 fitore në 5 garat e para të botërorit 2019 të Formula 1, ndërkohë që makina Mercedes i ka fituar të gjitha garat e zhvilluara deri më tani (2 fitore për Valtteri Bottas). Këto rezultate e kanë motivuar mjaft pilotin britanik, që nuk i ka kursyer fjalët e mira për makinën gjermane.

“Kjo është makina më e mirë që kemi realizuar ndonjëherë. Ky sezon është fantastik, 5 fitore të dyfishta për Mercedes. Më mirë se kaq nuk mund të shkojë. Kjo tregon se kemi një makinë superiore me rivalët dhe na motivon që të jemi më të mirët gjithnjë”, u shpreh Hamilton.

Piloti britanik udhëheq renditjen dhe shpreson që këtë ritëm të ruajë deri në fund, për të korrur titullin e gjashtë kampion bote në Formula 1. “Me këtë makinë mund t’ia dal mbanë. Nëse Ferrari nuk do të zgjohet, atëherë do të jetë një duel “kokë më kokë” me Bottas. Por me këtë makinë të dy mund të fluturojmë drejt titullit”, tha Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat