Vdes sportisti i njohur

Formula 1

Vdes sportisti i njohur

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:32
Daley Mathison

Një tragjedi ka ndodhur në garën “Tourist Trohpy”. “Tourist Trophy” është një turne i garës së motoçiklizmit, i cili zhvillohet çdo vit në rrugët qytetase të “Isle of Man”, në Britaninë e Madhe.

Në ditën e parë të garës, 27-vjeçari Daley Mathison ka ndërruar jetë pas një aksidenti në xhiron e tretë.

Pas këtij aksidenti gara u ndërpre, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit, u shprehën të tronditur nga kjo ngjarje tronditëse.

Kjo garë e “Tourist Trophy” konsiderohet si një nga garat më të rrezikshme të sportit të motoçiklizmit. Madje, kjo nuk është hera e parë që në këtë turne ndodhin incidente të tilla me pasojë vdekjen e pilotëve. Edhe pse Mathison ishte një pilot me përvojë, ai nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra në këtë aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat